Paditet në Prokurori edhe kryetari i bashkisë së Shkodrës, Lorenc Luka. Në pikëpyetje edhe rikandidimi i tij në zgjedhjet lokale

Postuar në 11 Mars, 2015 06:14

Një kallzim penal nga Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ndaj kryetarit të bashkisë së Shkodrës, Lorenc Luka ngre pikëpyetje mbi rikandidimin e tij në zgjedhjet lokale të 21 Qershorit. Bashkia e Shkodrës është një nga “kalatë” më të rëndëishme të betejes elektorale për zgjedhjet vendore, sidomos pas zhvillimeve të fundit  që lidhen me deputetin e Shkodrës Tom Doshi dhe përjashtimin e tij nga Partia Socialiste. Mazhoranca do të kandidojë për bashkinë më të madhe të veriut, Keti Bazhdarin, drejtuese e degës lokale të Partisë Socialiste në Shkodër.  Përballja e saj me Lorenc Lukën do të ishte një garë e fortë, që mund t’i mohonte socialisteve bashkinë e Shkodrës. Vënia nën akuzë e kryebashkiakut Luka, mund t’i hapë rrugë kandidimit të një emri tjetër nga Partia Demokratike që do të përpiqet me çdo kusht të evitojë një humbje në Shkodër. Lorenc Luka është kallëzuar nga IKMT për shpërdorim detyre, e njëjya akuzë me të cilën janë kallëzuar edhe bashkiakët socialistë, Baftjar Zeqo e Flamur Bime.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.