Numri dy i PD-së, Ristani: “Protesta do të jetë madhështore. Ftoj qytetarët që të përmbahen brenda kufijve të ligjit”

Postuar në 11 Mars, 2015 06:54

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Arben Ristani, ka bërë thirrje për pjesëmarrje në protestën e nesërme të opozitës, duke theksuar nevojën për përmbajtje më kufijtë e ligjit. “Mazhoranca vuan nga paniku, se të dhënat tregojnë se pjesëmarrja në protestë do të jetë madhështore. Qytetarët do ngrejnë zërin kundër krimit, mjerimit varfërisë. I ka zënë paniku Metën, Ramën dhe lolot e tyre. Ilir Meta dhe Rama e kanë tradhtuar popullin. I ka zënë paniku se kanë shtypur popullin, por tani është radha e popullit sovran t’u tregojë vendin. Ftoj qytetarët t’i bashkohen protestës dhe të përmbahen brenda kufijve të ligjit. Asnjë nuk do të ndalë marshimin e nesërm. PD-ja do jetë në ballë të protestës, për të sotmen dhe të ardhmen”, deklaroi Ristani.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.