Nis fushata me kredo morale, Idrizi i PDIU: “Ne nuk jemi parti pazaresh, por parti solidariteti. Puls i politikës së shpresës”

Postuar në 13 Mars, 2015 09:56

PDIU, ose partia e çamëve siç njihet ndryshe, ka mbajtur sot punimet e Këshillit Kombëtar. Kreu i saj, Shpëtim Idrizi, ka kërkuar mandatimin e partisë për të vendosur për koalicionin në të cilin do marrë pjesë PDIU-ja dhe e ka bërë këtë me një votim 14-15 sekonda përgjatë fjalës së tij. Motoja e PDIU për zgjedhjet lokale është: Unë e dua Shqipërinë të bashkuar. Vlerësimi që Idrizi ka për forcën që drejton është se ajo është “pulsi i politikës së shpresës”, apo se “PDIU nuk do të jetë kurrë partie e pazareve, por e solidaritetit”. Parrulla që kërkojnë një mirësi prej oshënari që të besohen, edhe pse deklarimet e zotit Idrizi përmbajnë edhe një kontraktim logjik, pasi është kauza zyrtare e kësaj partie, që ka nevojë për solidaritetin e të gjithë shqiptarëve dhe jo e kundërta. Për më tepër, që ky rizbulim i virtyteve e bën të vështirë aleancën me parti të tjera shqiptare, që vuajnë nga shpirti tregtar në fushatë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.