Moratoriumi i gjuetisë, fauna i nënshtrohet procesit të ripërtëritjejes

Prej Lagunës së Karavastasë, kryeministri Rama tha se falë vitit të parë të zbatimit të moratoriumit të gjuetisë, fauna po i nënshtrohet një procesi ripërtëritjeje. Moratoriumi është vendosur për një periudhë 2-vjeçare, por duket se palët kanë rënë dakord që të shtyhet përtej kësaj periudhe. “E gjetëm popullatën e faunës së egër në një minimum kritik. Aq sa duket padrejtësi t’u thuash të egër këtyre, që jetojnë në formën e zogjve apo kafshëve të tjera, dhe t’u thuash të butë atyre që i vrasin, e që janë me dy këmbë si puna jonë”, tha kryeministri Edi Rama.Ministri Koka tha se, përtej skepticizmit, pas vitit të parë të moratoriumit situata ka ndryshuar. I pranishëm në aktivitet ishte edhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara, Donald Lu. “Ky moratorium është shembull mbresëlënës për mënyrën sesi qeveria punon me banorët vendas për mbrotjen e ekosistemit”, tha Donald Lu.
Add new comment