Ankesat e Daçiçit: SHBA e Shqipëria ndërhyjnë shpesh për Kosovën

Postuar në 14 Mars, 2015 07:42

Minsitri i jashtëm serb, Ivica Daçiç, ka pranuar se Serbia e ka të vështirë që të pengojë Kosovën të anëtarësohet në Këshillin e Evropës dhe UNESCO-n. “Ora News” raporton se minsitri i jashtëm serb akuzoi sërish Shqipërinë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës se ndërhyjnë shpesh në takimet e OSBE-së, për të pyetur kur do të marrë pjesë edhe në to Kosova. Serbia mban presidencën e radhës në Organizatën për Sigurinë dhe Bashkëpunimin Evropian dhe debatet për pranimin e Kosovës në këtë organizatë kanë qenë të shpeshta. Por në raportimin e tij për vitin 2014 para komisionit të parlamentit serb për punët e Jashtme, Daçiç siguroi se kjo nuk do të ndodhë pa konsensus, që për momentin duket larg. Sipas Daçiçit, si shef i politikës së jashtme serbe, vendi duhet të përqendrohet në marrëdhëniet e mira me miqtë tradicionale në Amerikën e Jugut, Afrikën dhe Azinë që të mos e njohin pavarësinë e Kosovës.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.