“Gazeta Shqiptare”/ PBDNJ tejkalon kushtin për aleancën e PS-­së me PDIU

Postuar në 16 Mars, 2015 01:41

“Gazeta Shqiptare” shkruan se PBDNJ është partia e radhës që do të duhet të firmosë një marrëveshje me Edi Ramën si kryetar i PS-së, nëse do të pranojë daljen e përbashkët në zgjedhjet vendore. Burimet pranë saj bëjnë me dije për “Gazeta Shqiptare” se PBDNJ e ka tejkaluar dhe madje pritet që të mos e ketë një nga kushtet e saj, aleancën e mundshme të PS­-së dhe LSI-së me PDIU-në e Shpëtim Idrizit. Sipas “Gazeta Shqiptare” problemet do të mbeten në zonat ku PBDNJ synon të vendosë kandidatët e saj dhe një nga bashkitë ku negociatat mund të jenë të vështira është ajo e Himarës, të cilën PS do të mbajë për vete. Nga ana e saj, PDIU e Shpëtim Idrizit shfaqi synimet për 5 bashki si: në qarkun e Vlorës, në qarkun e Fierit, në qarkun e Elbasanit, në qarkun e Tiranës dhe në qarkun e Durrësit. Por, ende nuk dihet se çfarë do të vendoset në negociatat mes Idrizit e Ramës.

 

Comments

Submitted by Labi Vlore (not verified) on

<p>Bashkia e Himares duhet te kete me patjeter nje kandidat te PS-se.</p>

Submitted by etnik (not verified) on

<p>shihni sa pa sukses e ka imitu lidhjen e shallit!</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.