A do të zëvendësohen gazetarët nga robotët? Shembulli i “Associated Press” me lajmet financiare të prodhuara automatikisht

“A do të zëvendësohen gazetarët nga robotët kur shkruajnë lajme financiare?” Kjo është pyetja që ngre “Zëri i Amerikës” ndërsa analizon faktin se shumica e lajmeve të prodhuara nga agjencia “Associated Press” që kanë të bëjnë me të ardhurat e korporatave, bëhen me anë të teknologjive të automatizuara.
Artikulli i referohet faktit se “AP” ka nënshkruar marrëveshje partneriteti me një kompani e cila përmes algoritmeve mund prodhojnë lajme financiare të caktuara brenda pak sekondave. Falë kësaj marrëveshje, kompjuterët shkruajnë lajme për gazetat ose për portalet duke bërë atë që bënin dikur njerëzit. Zgjidhja duket se ka rezultuar efektive për faktin se bëhen më pak gabime dhe publikohen më shumë raporte financiare për gazetat apo mediat e tjera që kanë nevojë për to.
Më parë gazetarët e agjencisë shpenzonin kohë për të bërë llogaritje apo për të rishkruar informacionin për raportet e porositura nga mediat e tjera. Kjo teknologji po përdoret që prej korrikut të vitit të kaluar dhe duket se ka rezultuar efektive për qëllimet e agjencinë. E intervistuar për këtë zhvillim të ri, një prej gazetarëve të AP thotë se në këtë mënyrë, gazetarët mund të shpenzojnë më shumë kohë për gazetarine investigative.
Artikulli i plotë: http://www.zeriamerikes.com/content/article/2680807.html
n.k
Add new comment