Kryeqyteti, me numrin më të lartë të atyre të atyre që u realizohet “ëndrra” gjatë vitit 2015

30 të rinj nën moshën 30 vjec do të shohin të realizuar dhe të mbështetur financiarisht nga Këshilli i Ministrave “endrrën” e tyre. Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot listën e fituesve të cilët dërguan idetë e tyre në konkursin e titulluar “ Ëndrra ime 2015”. Referuar shifrave të publikuara nga kryeministrit, numri i aplikantëve ka qenë 734. Ajo cka bie në sy është se kryeqyteti mban numrin më të lartë të atyre të atyre që t’u realizohet “ëndrra” pasi nga 30 fitues, 13 janë nga Tirana.
Lista e fituesve
1. Gjergj Ndoci (Lezhë) me një projekt për trainimin e të verbërve përmes një programi kompjuterik për nevojat e tyre
2. Shkëlzen Dunisha (Tiranë) me një projekt për pastrimin e liqenit të Tiranës nga mbetjet biologjike dhe mbeturinat e hedhura në një thellësi deri 1.8 m
3. Migel Parllaku (Tiranë) me projektin DoctorScore që përmes një aplikacioni do të realizojë vlerësimin e shërbimit të mjekut nga pacientët dhe mundësinë e të sëmurëve për t’u konsultuar me aplikacionin për cilësinë e shërbimit që ofron mjeku në fushën e interesit të tyre
4. Patricia Pollozi (Tiranë) me një projekt për krijimin e bibliotekës së shkollës “Sadi Nuri” përmes organizimit vullnetar
5. Admir Daca (Shkodër) me projektin për krijimin e portalit që do të katalogojë, promovojë dhe shesë punime artizanale
6. Joreld Dhamo (Përmet) me një projekt për Festivalin e Luleve ku do të ekspozohen e promovohen produktet bimore, kopshtaria, artet si edhe politikat komunitare mbi mjedisin
7. Elsin Berberi (Tiranë) me projektin për krijimin e një aplikacioni që u vjen në ndihmë me informacion në kohë reale udhëtarëve të transportit publik urban
8. Alesia Markaj (Lushnje) me një projekt për krijimin e bibliotekës në shkollën e mesme të bashkuar të Ballagatit
9. Hristofor Miho (emigrant) me projektin për menaxhimin elektronik në sektorin e bujqësisë përmes një aplikacioni që integron të gjithë sferën e prodhimit bujqësor
10. Megi Hasani (Korçë) me një projekt për ndërtimin e një stacioni biçikletash me qera në qytetin e Korçës ku biçikletat do të jepen në këmbim të një libri dhe me librat e mbledhur do të çelet një bibliotekë publike
11. Rej Bedini (Vlorë) katër herë kampion kombëtar për garat e gjata merr mbështetjen për të përfaqësuar Shqipërinë në Maratonën e BMO Vancouver, Kanada 2015
12. Ledi Memisha (Tiranë) me projektin për krijimin e një klubi të librit ku do të regjistrohen të rejat e të rinjtë e interesuar për të shkëmbyer libra dhe organizuar debate për librat e lexuar
13. Alba Verushi (Tiranë) me projektin për vendosjen e një teme për çdonjërën nga 35 javët e vitit shkollor
14. Ardit Mekshiqi (Tiranë) me një projekt shërbimi përmes një numri jeshil për punësimin e të rinjve në bashkëpunim me pushtetin vendor, sipërmarrjen dhe shkollat profesionale
15. Desli Shahini (Tiranë) me projektin për trainimin e gjuhës së shenjave dhe rritjen e ndjeshmërisë sociale ndaj personave me probleme në të folur e në dëgjim
16. Aurel Celami (emigrant) me një projekt për E-Book shëndetësor, një manual elektronik me informacion për sëmundjet më të njohura në funksion të edukimit shëndetësor të qytetarëve
17. Realdo Silaj (Vlorë) me projektin për rehabilitimin vullnetar të një parku në qytetin e Vlorës për të cilin është mbledhur një fond modest përmes një shfaqjeje artistike por kërkohet edhe një kontribut shtesë
18. Klerentina Hoxha (Berat) me një projekt për krijimin e një Programi Kombëtar Praktike (Internship) për nxënës e studentë që duan të praktikojnë dijet e tyre dhe të mësojnë përmes praktikës pranë institucioneve shtetërore
19. Uni Rinor (Durrës) me projektin e vënies në skenë në Amfiteatrin e Durrësit të veprave me famë botërore
20. Klea Vyshka (Tiranë) me një projekt për edukimin jo formal të të rinjve përmes artit pamor
21. Gjergj Ndoci (Tiranë) me projektin për ngritjen e Akademisë Sociale të Futbollit duke nisur nga ndërtimi i një fushe të parë futbolli që do të përdoret për adoleshentë në kushte të vështira sociale
22. Klea Mertenika (Tiranë) Trainim grash e vajzash për si mund të përfitojnë nga teknologjia digjitale për të ngushtuar hendekun e pabarazisë gjinore
23. Amanda Cici (Pogradec) me projektin për të ekspozuar arkivën fotografike familjare të viteve 1915 – 1962 në një shtëpi monument kulture në qytetin e Pogradecit
24. Aleksanër Prendi (Mirditë) me një projekt mjedisor riciklimi të shisheve plastike që transformohen në material për dekor artistik në shkolla
25. Mariglen Balliu (Librazhd) me një projekt për ngritjen e një biznesi familjar për rritjen e bletëve dhe shitjen e mjaltit të prodhuar prej tyre
26. Andi Kukli (Përrenjas) me projektin e rindërtimit të mullirit të fshatit për t’i shërbyer komunitetit duke shkurtuar rrugën dhe kohën e bashkëfshatarëve për bluarjen e prodhimit të tyre
27. Fatjon Selimaj (Tiranë) me projektin për t’i mbijetuar vështirësisë së fillimit të biznesit familjar të një emigranti pas kthimit nga emigracioni dhe vetëpunësimit të katër personave
28. Rudina Qoska (Tiranë) me projektin për mbështetjen e një nëne të re që sapo ka mbaruar kursin profesional për pastiçiere dhe kërkon një fond për disa pajisje modeste pasi ka siguruar ambientin e punës si edhe pajisjet bazë
29. Gentjan Hajdari (Vorë) me një projekt për promovimin e qendrës komunitare të ngritur nga të rinjtë e fshatit Marqinet që synon tanimë shtrirjen përtej fshatit
30. Mirsad Bashi (Shkodër) me projektin për promovimin e kulturës, traditave dhe produkteve të Alpeve shqiptare duke synuar ti shërbejë nxitjes së turizmit në këtë zonë të vendit.
n.k
Comments
“Kryeqyteti, me numrin më të
<p>“Kryeqyteti, me numrin më të lartë të atyre të atyre që t’u realizohet “ëndrra” gjatë vitit 2015“ Ishte titulli te “Respublica“ dhe ky eshte titulli i “Lapsit“ Rama zgjedh 30 ëndrra të qytetarëve t’i bëjë realitet, nuk fiton Fevziu“ Ironi te i pari sarkazem te i dyti apo vetem tituj e asnje reagim...Dhe me te vertete asnje reagim per nje finte te tille politike ku e verteta kthehet ne propogande: hipotekohet, lincensohet e miratohet vetem nen izmin e politikes . Lexoj kete tituj qe kan gjetur gazetaret dhe me paralizohet e trashet llapa e me shurdhohen e qerrohen syte e budingu i trurit me ndotet e kore ze nga kalbesira e iluzionit qe percjell. Digjem duke mu djegur mendimi e enderra me dhunohet e kurverohet. Me te vertete digjem e bloza me nxin shikimin, me qerron e paralizon fjalet. qymyri, tymi e hiri sperkasin titullin e shkrimit: Karbon. “... “Rama zgjedh 30 ëndrra të qytetarëve t’i bëjë realitet, ... që t’u realizohet “ëndrra” gjatë vitit 2015“<br />Digjem e gjaku me zien e nervat percjellin energji e karboni kthehet ne thengjill e zjarr, e fjala me merr qartesi e memeclliku mer arratine e iken. Matrapazi i enderrave merr forme e imazh e trupezohet ne kryeminister e populli e gazetaret me materje hasudje zgerlaqen, treten ne format e taselet e politikes. Kryeminister fallxhor a xhambaz i pa mbeshtjelle me mjegull apo mister, lakuriq e i ndricuar nga ylber iluzionues si ne nje enderr, si ne nje enderr po me elemente moderne ku na vijne ne ndihme imazhe me qiell turkiz e zogj fluturues dhe efektet e ngjyrave qe manipulojne masat duke tregtuar enderrat e Kryeministri duke ja ngjyrosur e kompozuar e paketuar ne nje pako propogande. Me duket vetja sikur jane te gjithe nga ato enderrat ku jo vetem fizikisht njeriu eshte i shtrire e i kapitulluar e bashke me shtrirjen e pergjumur dhe vetedija dhe nga kozmosi magjik vijne vizione te pa kontrolluara qe kullosin ne nje surrealitet te pa imagjinueshem ku njeriu ndjehet here Hero, e here protogonist i fokusuar. here here i respektuar e mirnjohes per lexuesin e enderrave si gazetaret qe ka vene kete tituj e shiringen e droges se manipulimit se kane ndjere. Jo. Kryeministri i enderrave manipulon e ndez imazhe reale ne nje mendje surreale enderruese te ndergjegjshme dhe jo ne gjume e i rrokullis njerzit duke i kurdisur imazhe endrrash te mrekullueshme, e i perkthen e ngjyros shenjat e lishonet ne klasifikime ngjyrash ylbersh dhe i manipulon ne iluzione te enderrojne me sy hapur – ne po rilindim. E vetmja energji ku njeriu arratiset, i vetmi ndricim ku eshte vetevetja dhe ka nevoje te jete vetem, i palexueshem, i pashikueshem si nje elektron, te fluturoje ne sdo skute e element te gjithesise e te ndjehet element i saj eshte enderra. Ti kontrollosh njeriut enderren eshte si ti vesh sahat mates apo nje transformator energjie e ti shembesh digen centrale te fantazise; te jetuarit e perjetuarit: ti shembesh mendimin, ti kontrollosh energjine - shpirtin . Me çte drejte (?) dhe kush ju ben te sigurte e ku e gjeni ju kete te drejte te mirni vendime e te seleksiononi endrrat e shqiptarve kur Ju jeni nje person me nje profil te larte politik. Çdo te beni me endrrat e shqiptareve qe kane prioritete e atakojne politiken dhe nuk jane ne nje akord me Ju?! Vetem doni çelsin e kodin e fshehte te shpirtit te shqiptareve per te kontrolluar dhe manipuluar çdo gje dhe ky eshte nje dimension e perspektive e pa pare kontrolli dhe ja kalon dhe trilleve Orwelliane.<br />“Edhe e verteta kur thuhet per propogande eshte manipulim“<br />“Nese ne kuptojme mekanizmin dhe motivet e mendimit te grupit kemi mundesine qe pa e ditur ato/masat ti kontrollojme e orjentojme sipas deshires sone.“ George Orwell...dhe per kete kemi ngritur nje ministri - Aluizni i enderrave.</p>
Add new comment