“Reuters”/ Serbët nuk luajnë kundër Kosovës në basketboll, i kërkojnë FIBA-s shmangien e përplasjes me çdo çmim

Në ndeshjet ndërkombëtare të basketbollit, Serbia nuk do që të luaj me Kosovën. Agjencia e lajmeve “Reuters” ka raportuar për pranimin e Kosovës në Federatën Ndërkombëtare të Basketbollit-FIBA duke theksuar Serbia në asnjë mënyrë nuk dëshiron përballjen me kosovarët në gjitha garat e basketbollit. “Megjithëse federata serbe e dinte se pranimi i Kosovës në FIBA ishte i pashmangshëm, ata dëshirojnë që të shmangin në çdo mënyrë përballjen me Kosovën në basketboll”, shkruan “Reuters”. “Ne presim që FIBA të mendojë seriozisht për paralajmërimin se ndeshjen e çfarëdo niveli ndaj Kosovës, duhen të shmangen për çfarëdo çmimi”, citon “Reuters” një zyrtar të federatës serbe.
Add new comment