Rektori i Durrësit mbante mbyllur në zyrë dekanin! Vjen vetë ministrja e Arsimit Nikolla për ta zënë mat drejtuesin!

Postuar në 17 Mars, 2015 08:47

Po flitet për një drejtues universiteti. Pak ditë më parë policia e ndaloi për drejtim makine në gjendje të, ndërsa sot ministrja e Arsimit zbulon diçka të paimagjinueshme.   

Rektori i universitetit të Durrësit Mitat Mema (foto) kishte kërkuar nga Ministria e Arsimit që të shkarkohej dekani Elmaz Leci, por ministria e ka refuzuar këtë kërkesë duke e lënë atë ende në detyrë. Pas kësaj Rektori ka urdhëruar përgjegjësen e burimeve njerëzore që të mbajë një procesverbal për dekanin. Ai ishte i detyruar që të qëndronte nga ora 8 e mëngjesit deri në orën 16:00 në zyrë pa lëvizur prej saj.

Më pas me urdhër të Rektorit, Dekani është mbajtur i mbyllur në një zyrë që është konsideruar si jashtë çdo standardi të mundshëm. Kjo periudhë ka zgjatur që prej 15 janarit deri më sot ku rasti është evidentuar nga Ministrja Nikolla. Ja deklarimi i saj:

“Ishte e padëgjuar dhe refuzoj që të jetë e mundur të ndodhin të tilla gjëra. Kishte një denoncim disaditor nga dekani për keqtrajtim pas refuzimit të Ministres për shkarkimin e dekanit Leci. Sot unë konstatova vetë në prani të rektorit dhe mediave, të ashtuquajturën zyrë ku Leci mbahej i izoluar e i veçuar në një zyrë vetëm me 1 tavolinë dhe i vëzhguar herë pas here nga burimet njerëzore që e konfirmonin këtë edhe ne anë të një procesverbali. Lezi vinte në punë në orën 8 dhe largohej në 16:00. Për këtë ngjarje do të ketë masa pasi do të mbrohen të drejtat e njeriut dhe të akademikëve, do të çojmë rektorin para përgjegjësisë. Kjo sjellje do të sqarohet në ditët në vijim. Thelbi i çështjes është që nuk mund të denigrohet e të shkelen liritë akademike.”

 

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.