Spanjollët identifikojnë edhe pilotin vendas që udhëtonte me Sokol Fekën. Trupi i majorit, ende i pakthyer në atdhe

Një dosje tashmë e harruar, ndërsa trupi i pilotit Sokol Feka ende nuk është kthyer në Shqipëri, po pasurohet me detaje të reja. Është arritur të dentifikohet piloti i dytë që udhëtonte më 27 janar në bord me pilotin shqiptar. Mediat spanjolle njoftojnë se piloti i dytë që ka gjetur vdekjen gjatë përplasjes së helikopterit me shtyllën elektrike është Juan Francisco Mena 31 vjeç nga rajoni i Esperas në Spanjë.
Hetimet për këtë rrjet trafiku ndërkombëtar narkotikësh vazhdojnë dhe në Spanjë ku autoritetet dje kanë prangosur 19 persona pjesë e organizatës kriminale ku ishte rekrutuar dhe piloti shqiptar me 18 vite eksperiencë në Forcat e Armatosura.
a.k
Add new comment