Pesë të arrestuar për shpërthimet e Fushë-Krujës. Kapen 30 kg tritol dhe 2 kg C4. Dyshohen për atentate politike

Postuar në 17 Mars, 2015 07:36

Është arrestuar në grup prej pesë personat që dyshohet se janë autorët e shpërhtimeve të fundit në Fushë Krujë. Operacioni i policisë i koduar “Kronometri” ka zbuluar edhe një bazë tritoli. Të arrestuar janë Astrit Zguri 38 vjeç, dënuar më parë për veprën penale të vrasjes. Ylli Zalla 38 vjeç, dënuar më parë për vepra të ndryshme penale. Bedri Murati 40 vjeç, dënuar për narkotikë. Fatjon Caca 31 vjeç dhe A. Z, 17 vjeç. Të gjithë lindur dhe banues në fshatrat e Krujës e F.Krujës.

Personat e arrestuar janë kapur me 30 kilogram lëndë eksplozivi tritol si dhe 2 kilogram C4, dhe dyshohet se janë autorë të shpërthimeve që kanë ndodhur së fundmi në Fushë Krujë. Sasia e tritolit është gjetur në Malësinë e Krujës. Masa e eksplozivit ka qenë e gjitha e ndarë në kallëpe. Një informacion nga policia i vërtetuar në rrugë ligjore vërteton se nga ky grup ka vendosur tritoli tek kryetari i Bashkisë së Fushë Krujës. Astrit Zguri ka qenë edhe më parë i dënuar për vrasje. Makina e gjetur nga policia është në pronësi të Bedri Muratit i cili dyshohet të jetë edhe kryesuesi i këtij grupi. Në makinë është gjetur gjithashtu edhe flamuri i Partisë Demokratike.

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.