Të djathtët braktisin Kuvendin. Ristani: Ilir Meta jep dorëheqjen! Kreu i komisionit të ligjeve, Xhafaj: Ritual i keq i demokratëve për të bërë politikë

“Meta ik!” janë pankartat që shoqëruan paraditen e sotme protestat, tashmë ditore të udhëhequra nga Partia Demokratike. Qëllimi i vetëm sipas deputetëve, të rinjve dhe simpatizantëve demokratë, është dorëheqja e Kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta. Deputetët e PD braktisën komisionin e ligjeve për t’iu bashkuar protestës, e cila u zhvillua në ambientet përpara Kryesinë së Kuvendit. Deputeti Arben Ristani kërkoi që: “Ilir Meta të japë dorëheqjen. Në jemi këtu, në këtë protestë derisa Ilir Meta të japë dorëheqjen. Nga ana tjetër, Kryetari i Komisionit të Ligjeve, Xhafaj tha: “Ky është ritual i keq i demokratëve për të bërë politikë. Në jemi të detyruar të vazhdojmë punën dhe të zbatojmë rregulloren”.
Add new comment