Një lloj i ri negociimi nga socialistët; i japin LSI-së Beratin dhe Gjirokastrën, dy zona të sigurta për zgjedhjet. Një akt që flet më mirë se deklaratat për pozitën e Metës

Po debatohet shumë ndarja e përfaqësimit mes PS-së dhe LSI-së për garën elektorale të 21 qershorit 2015. Është thuajse zyrtarisht e konfirmuar se LSI-ja do të ketë kandidatin e vet në Gjirokastër dhe në Berat. Kjo çështje është diskutuar edhe sot në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PS-së, ku sipas raportimeve të medias reagimet kanë qenë tërësisht në përputhje me traditën e kësaj partie: heshtje, ose miratim. Mirëpo marrja e Gjirokastrës dhe e Beratit nga LSI-ja tërheq vëmendjen për një lloj negocimi të veçantë që po aplikon PS-ja me partnerin e saj strategjik. Kjompasi Keto dy njësi janë bastione të së majtës dhe siç mund të merret me mend, kandidatët e koalicionit qeverisës që do të garojnë aty,mjanë thuajse të sigurtë në fitore. Pra, Ilir Meta po merr dy njësi të fituara gati a priori nga PS-ja, e cila mund të shpresojë nënjë ndihmë thelbësore të LSI-së në zona të tjera. Nëse e krahasojmë këtë sjellje të socialistëve me atë të ndjekur ndaj aleatëve të tjerë, mund të kuptojmë se ekziston vetëm një standard për të negociuar me ta: pozita e forcës. Katandisja që po u bëhet aleatëve si PSD apo PDS flet më së miri në këtë drejtim. Sikurse ky imponim i Ilir Metës, hedh poshtë çdo hamendësim se pozitat e tij janë dobësuar kundrejt Ramës. E kundërta po duket si më e besueshme, edhe sepse Meta po dëshmohet më i aftë në përballjen me PD-në dhe Sali Berishën.
Comments
Ne zgjedhjet e fundit lokale
<p>Ne zgjedhjet e fundit lokale PS fiton ne qytetet e medha por ka veshtiresi kryesisht ne pjesen me te madhe te qytetetve te vogola(pa permendur komunat ne te cilat eshte dobet)</p><p>Ose do ti mbante te gjitha qytetet e medha per vete dhe lsi do te kompesohej me qytetet e vogla ose kjo formula qe u aplikua</p><p>Per mendimin tim ne kontekstin e politikeberjes ne shqiperi per PS eshte me mire kjo formule qe u aplikua</p><p>Imagjinoni sikur LSI te merrte 25 bashki te vogla. E dini vete perfundimin</p>
Add new comment