“Monitor”/ Biznesi i acaruar nga politika, stepen investitorët e huaj, ikin ata shqiptarë

Postuar në 16 Mars, 2015 02:17

Mungesa e stabilitetit juridik për sipërmarrjet është faktori i parë që frenon investimet e huaja Disa sipërmarrje po largohen jashtë. Janë kompanitë e ndërtimit, të cilat po shkojnë në Kosovë, Mal të Zi e Maqedoni. “Monitor” shkruan se të ngarkuar nga borxhet në banka, gati në kushte depresioni për shitjet e pakta për vite të  tëra, sipërmarrjet nuk po shohin aspak ditë të mira. Pas dimrit që i la me taksa të rritura, bizneset po përballen me një pranverë, që në vend të shpresës sjell një klimë të përkeqësuar, për shkak të  debatit të ashpër politik. Sipas “Monitor” një tension politik vulos përkeqësimin e klimës së investimeve në Shqipëri. Zhvillimet e fundit politike vijnë në një periudhë kur bizneset janë përballur me rritje dy herë të taksave në pak më shumë se një vit dhe shanset janë për një rritje për herë  të  tretë në fillim të vitit të ardhshëm. Kjo paketë taksash lidhet edhe me masat shtrënguese të detyruara përt’u ndërmarrë krahas financimit të Fondit Monetar Ndërkombëtar.

 

http://www.monitor.al/biznesi-i-acaruar-nga-politika-po-stepen-investitoret-e-huaj-po-ikin-ata-shqiptare/

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.