Poroshenko: Armët në Ukrainë, përfshirë dhe ato vdekjeprurëse, nga vendet e BE-së

Kievi ka “nënshkruar kontratat për importin e armëve, përfshirë edhe ato vdekjeprurëse me 11 vende”. Deklarata është bërë mbrëmjen e djeshme nga Presidenti i Ukrainës Petro Poroshenko, në një intervistë në TV 1+1, publikuar nga agjencia e lajmeve “Interfax”. Poroshenko nuk i ka përmendur këto vende, dhe as nuk ka specifikuar se cilat janë këto marrëveshje, sidomos për të ashtuquajturat armë vdekjeprurëse.
Add new comment