Papa njofton Vitin e jashtëzakonshëm të Shenjtë. Nga 8 dhjetor 2015 deri në 20 nëntor 2016

Postuar në 14 Mars, 2015 04:01

Për të gjithë besimtarët, Ati i Shenjtë ka njoftuar një Vit të jashtëzakonshëm të Shenjtë dedikuar mëshirës. Ai do të fillojë më 8 dhjetor të këtij viti e do të përfundojë më 20 nëntor të vitit 2016. Kjo ndodh 50 vjet pas përfundimit të Këshillit “Vatikani i Dytë”. Rituali do të nisë me hapjen e dyerve të vendit të Shenjtë pranë Shën Pjetrit. Ceremonia do të nisë për publikun në 12 prill, të dielën e Mëshirës. “Mos harroni se Perëndia fal gjithçka dhe Zoti gjithmonë fal, ne kurrë nuk do të lodhemi së kërkuari falje, do të përballojmë udhëtimin tonë pendimtar me zemër të hapur përgjatë këtij viti, të gatshëm për të përmbushur këtë mision ndaj Perëndisë, për të fituar mëshirë prej saj”. Me këto fjalë Papa përfundoi predikim e tij të ritit pendimtar me të cilën, dy vjet pas zgjedhjes së tij ka njoftuar Vitin e Jashtëzakonshëm të Shenjtë kushtuar mëshirës.

 

http://www.ansa.it/sito/notizie/politica/2015/03/13/papa-annuncia-anno-santo-straordinario_8696b536-c9e7-4cfb-8146-ebb7d70d3ee4.html

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.