Daçiç sfidon Thaçin: S’do të lejojmë njohje të reja

Postuar në 13 Mars, 2015 13:03

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Hashim Thaçi është sfiduar nga homologu serb, Ivica Daçiç. Gazeta “Express” bën të ditur se ministri serb tha të premten se Serbia u përball me një luftë të vështirë duke u përpjekur për të penguar Kosovën që të bëhet anëtare e Këshilli të Europës dhe UNESKO-s. Ai tha se “Serbia nuk është kundër pjesëmarrjes së Kosovës në takimet e OSBE-së dhe në takime rajonale, por është kundër anëtarësimit të saj në organizata dhe institucioneve ndërkombëtare, sepse kjo do të ishte një pranim i tërthortë i statusit të Kosovës”, tha ish-kryeministri serb, Ivica Daçiq. Më tej ai tha se është e rëndësishme që Beogradi të vazhdojë aktivitetet e tij për parandalimin e njohjeve të Kosovës.

 

http://www.gazetaexpress.com/lajme/porosia-e-daciqt-per-thacin-sdo-te-lejojme-njohje-te-reja-86753/

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.