Përballja e dytë në Prokurori, sot Tom Doshi ballafaqim me Durim Bamin

Duket se grupi hetimor nuk ka arritur të përfundojë ballafaqimin mes tyre ,ndaj sot deputeti Tom Doshi do të jetë sërish në Prokurori, ku do të përballet sërish me Durim Bamin, personin që deputeti pretendon se është porositur për eliminimin fizik të tij. Ndërkaq një ditë më parë rreth dy orë e tridhjetë minuta përballë Tom Doshit, Durim Bami ka hedhur poshtë të gjitha pretendimet duke deklaruar se akuzat për vrasjen e deputetëve është një sajesë. Bami ka qëndruar 9 orë në prokrurori dhe gjithë kohën i veshur me një jelek antiplumb si masa më ekstreme e sigurisë. Dje gjatë ballafaqimit Durim Bami rrëzoi akuzat e Tom Doshit se ndaj tij ishte porositur një vrasje me pagesë.
Add new comment