Qeveria rikthen trajtimin me ushqim të ushtarakëve. Buxheti do të përballohet nga Ministria e Mbrotjes

Hyn në fuqi vendimi i qeverisë për trajtimin me ushqim të ushtarakëve të Forcave të Armatosura, e drejtë e cila u ishte hequr në vitin 2013 me një vendim të qeverisë Berisha. Vendimi përcakton se kur ushtarakët aktivë të Forcave të Armatosura në rastet kur thirren në repart për nevoja shërbimi, ruajtje, gatishmërie, stërvitje ose fushimi trajtohen me ushqim të gatuar sipas normës së përcaktuar. Gazeta “Shekulli” shkruan se në pikën 2 të vendimit thuhet se ushtarakët aktivë të Forcave të Armatosura kur nuk trajtohen me ushqim të gatuar si dhe kur duhet të trajtohen me ushqim, por nuk kanë infrastrukturën për gatim dhe servirje ushqimi përfitojnë kompensim në vlerë leku. Kompesimi është 2 mijë lekë në muaj për oficerët aktivë të Forcave të Armatosura, 3 mijë lekë në muaj për nënoficerët aktivë dhe 4 mijë lekë në muaj për ushtarakët. Përjashtohen nga ky rregull ushtarakët që shërbejnë jashtë vendit.. Efektet financiare që do të rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi do të përballohen nga buxheti i miratuar për Ministrinë e Mbrojtjes.
l.m
Add new comment