“Zëri i Amerikës”/ Rikthimi i lavdisë otomane, Turqia po ndërton 18 xhami të mëdha në mbarë globin, përfshi një në Tiranë

Postuar në 13 Mars, 2015 01:00

Gjatë vizitës së tij në Kubë në janar, presidenti Erdogan kërkoi që Turqia të lejohet të ndërtojë një xhami në Havanë. “Zëri i Amerikës” publikon një shkrim nga Dorian Jones, i cili shkruan se Turqia po ndërton ndërkohë 18 xhami të mëdha në mbarë globin, përshi një në Tiranë ku mund të falen më shumë se 4 mijë besimtarë. Xhami do të ndërtohen gjithashtu në Shtetet e Bashkuara, Rusi, Kazakistan, Filipine, Britani, territoret palestineze dhe Somali. Projekti i ndërtimit të xhamive është një strategji më e gjerë e presidentit turk, sipas Asli Aydintasbas, analist politik me gazetën turke “Milliyet”. Sipas shkrimit tek “Zëri i Amerikës”ekspertët thonë se Erdogan ka aspirata më të mëdha pas kësaj strategjie. Kthimi i Turqisë në lavditë e shkuara të periudhës otomane është një temë e përbashkët e Erdoganit dhe partisë së tij AK, sipas Yuksel Taskin, ekspert në universitetin Marmara të Stambollit.

 

http://www.zeriamerikes.com/content/turkey-mosques/2677823.html

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.