Zgjedhjet lokale, Basha koalicion me Mediun, Ndokën, Shehin dhe legalistët. Kërkesat e të vegjëlve

Postuar në 13 Mars, 2015 01:32

PD ende nuk ka vendosur një afat për arritjen e marrëveshjes me aleatët për përzgjedhjen e kandidatëve që do të garojnë për kryetar bashkie në zgjedhjet e 21 qershorit. “Panorama” shkruan sot se duke iu referuar burimeve të saj, në parim është rënë dakord që si PD, edhe aleatët të paraqesin listën e kandidatëve në zonat ku mendojnë se kanë më shumë mundësi për të fituar. Pas kësaj faze do të bëhet dhe një ballafaqim i të dhënave për të parë se cili prej kandidatëve ka më shumë mundësi për të fituar. Deri më tani, kreu i PDK­së Nard Ndoka është shprehur se mund të ketë kandidatë të fortë në zonat Fushë­Arrëz, Lezhë, Rrëshen dhe Kurbin. Nga ana tjetër, republikanët kanë kërkuar të kenë kandidat në Durrës ku kanë propozuar emrin e Agron Dukës, si dhe në Shijak. PLL pritet të paraqesë kërkesën e saj për të dalë me një kandidat në një zonë ku mendon se mund të fitojë zgjedhjet. Nga ana tjetër, LZHK e Dashamir Shehit pritet të kërkojë të firmosë për koalicion me PD­në në listat për këshilltarë të bashkive. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.