Shpëtim Idrizi: Oferta e Ramës në proces diskutimi, aktualisht jemi në opozitë

Postuar në 13 Mars, 2015 01:39

Kreu i PDIU­së, Shpëtim Idrizi, i pyetur dje në lidhje me një bashkëpunim të mundshëm me koalicionin qeverisës për zgjedhjet lokale deklaroi se “nuk kemi ndonjë ofertë në kuptimin e këtyre që janë mediatike. Është një proces që jemi në diskutim, pra ne jemi në komunikim të vazhdueshëm me të gjithë krahët e politikës”. I ftuar në emisionin “Watching” në Agon Channel, Idrizi tha se në 13 mars “kemi Këshillin Kombëtar, ku do të diskutojmë për të përcaktuar kriteret me të cilat do të bashkëpunojmë me krahët politikë dhe pastaj për të vendosur për aleanca”. Ndërkohë që shtoi se “aktualisht që po flasim jemi pjesë e opozitës shqiptare”. Lidhur me zgjedhjet lokale ai deklaroi se PDIU synon fitoren në 5 qarqe si Vlora, Elbasani, Tirana, Fieri e Durrësi. Sipas tij PDIU synon më shumë se sa bashkinë e Peqinit apo Konispolit.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.