Heqja e rrethimit të Katedrales Ortodokse në Tiranë. Radio "Ngjallja" flet për ditë të vështira të komunitetit ortodoks. Po veprohet si në vitin 1967

Postuar në 11 Mars, 2015 03:58

Në transmetimet e ditës  së djeshme Radio “Ngjallja” i ka kushtuar një hapësirë të veçantë heqjes së rrethimit me kangjella në oborrin e katedrales “Ringjallja e Krishtit” në Tiranë. Duke i bërë thirrje komuniteteve të tjera fetare që të solidarizohen me Kishën Ortodokse për të denoncuar këtë veprim të qeverisë, “Radio Ngjallja” e quan heqjen e rrethimit të katedrales si një akt që të kujton vitin 1967, ku regjimi komunist shkatërroi objektet e kultit duke e shpallur Shqipërinë, vend ateist. Ndërkaq mitropolitë e Beratit, Korçës e Gjirokastrës kanë reaguar për ekzekutimin e vendimit të ë qeverisë për të hequr rrethimin e Kishës Katedrale “Ngjallja e Krishtit” në qendër të Tiranës.    “Ne solidarizohemi me vëllezërit tanë të komunitetit orthodhoks të Tiranës dhe u qëndrojmë pranë në këto ditë të vështira duke dëshmuar unitetin tonë, jo vetëm në këtë rast por në të gjitha  sprovat e vazhdueshme që ka kaluar dhe po kalon Kisha jonë”-thuhet në notë protestën e komunitetit ordhodhoks të Beratit.

l.m

Comments

Submitted by Fillestari (not verified) on

<p>Avash o vellezer orthodhokse... po te ishte si viti 1967 as qe do kishte protestuar njeri, ngadale me fjale te tilla plot dramacitet.</p>

Submitted by DriniG (not verified) on

<p>Cfare eshte ky rrethim? Mos eshte si ai qe ishte para k/m dhe qe e hoqi Rama? Nese e eshte i tille, le ta bejne ne ndonje fshat &nbsp;te humbur,por jo ne kryeqytet...</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.