Rama sërish në zyrën e Metës. Takim informal, por mediat ishin njoftuar të filmonin hyrje-daljen e kryeministrit

Kryeministri Rama e ka nisur ditën me një takimin në zyrën e kryetarit të kuvendit, Ilir Meta. Një takim informal, për të cilin në fakt mediat ishin njoftuar në mënyrë jozyrtare një ditë më parë. Makina e kryeministrit është filmuar teksa mbërriti në oborrin e kryesisë së kuvendit rreth orës 09 e 30 minuta të së mërkurës. Mesa duket vetë kryeministri ka qenë i interesuar që takimi i tij me zotin Meta të bëhet publik, ç’ka mund të marrë kuptim nga zhvillimet që do të pasojnë. Duke mos patur një njoftim zyrtar për qëllimet e këtij takimi hamendësimet të çojnë tek zhvillimet e fundit politike që lidhen ose me hetimin e akuzave të Tom Doshit ose me përzgjedhjen e kandidatëve për zgjedhjet lokale. Ky takim zhvillohet një ditë para protestës së njoftuar të opozitës që do të bllokojë punimet e seancës plenare të së enjtes dhe do të protestojë me kërkesën për dorëheqjen e Ilir Metës.
l.m
Add new comment