Një zhgënjim i përbashkët i qeverisë me Crown Agents për mosrealizimin e të ardhurave në dogana. Rastësi apo ndëshkim dorëheqja e Elisa Spiropalit?

Eksperienca e Crown Agents dhe kontraktimi i saj për administrimin doganor nuk i përmbushi pritshmëritë e qeverisë shqiptare për rritje të të ardhurave në këtë sektor. Zhgënjimin e shprehu i pari ministri i Financave Shkëlqim Cani, ndërsa një ditë më vonë edhe vetë kompania britanike pranoi dështimin në vitin e parë të kontratës me qeverinë shqiptare. Irena Beqiraj, e komanduar në krye të Drejtorisë së Doganave pas dorëheqjes së Elisa Spiropalit bëri me përgjegjësi administratën shqiptare për mosrealizimin e planit të të ardhurave duke thënë se Crown Agents është një kompani konsulente dhe se prej saj nuk mund të kërkohet llogari për planin e të ardhurave. Në një reagim për Tv Klan përfaqësues të Crown Agents bien dakord me shqetësimet e qeverisë shqiptare, duke e vënë gishtin tek shmangia e taksave që vijon të mbetet problematike. “Niveli i të ardhurave në tërësi nuk është diçka që mund të kontrollohet në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe ka një sërë faktorësh që ndikojnë në nivelin e përgjithshëm të vjeljes së tyre. Qeveria i është referuar me shumë të drejtë shmangies së taksave dhe aplikimit jo të efektshëm të kontrolleve në disa fusha, gjë për të cilën ne po punojmë ngushtësisht me ta për të përmirësuar situatën.”-thuhet në reagimin e kompanisë. Fakti që qeveria shqiptare i ka pëcjellë FMN-së rezervat për kompaninë britanike mund të komentohet si një raportim për performancën e një skeme që është diskutuar edhe më parë mes të dyja palëve. Pra nuk është çudi që FMN t’i ketë sugjeruar qeverisë shqiptare kontraktimin e një kompanie të huaj për doganat, e cila gjithsesi nuk e quan të dështuar vitin e parë të konsulencës me doganat shqiptare. “Crown Agents është plotësisht dakord me komentet e Qeverisë, të cilat iu dërguan Fondit Monetar Ndërkombëtar së fundmi. Kjo përfshin edhe zhgënjimin tonë të përbashkët për sa i përket mosrealizimit të plotë të planit të të ardhurave për vitin 2014. Sidoqoftë, mosrealizimi i plotë i këtyre objektivave nuk do të thotë se Programi i Crown Agents në vetvete nuk ka qenë i suksesshëm”- thuhet në deklaratë. Pikërisht në këtë moment vjen edhe dorëheqja e Drejtoreshës së Doganave, Elisa Spiropali, e cila ndonëse paraqiti arsye personale, duket se mban përgjegjësinë për dështimin e planit të të ardhurave në dogana.
l.m
Comments
Domethene ato tejkalimet e

Domethene ato tejkalimet e planit ne stilin propagandistik te kohes se qoftelargut te shpalosura nga Spiropali ishin genjeshtra te cilat u mbeshteten fuqishem edhe nga vete Kryeministri Rama. Meqenese genjyen atehere cfare besueshmerie mund te kene deklaratat e kesaj qeverie? Kush na siguron qe te mos vazhdojne te na genjejne perseri? Si me lezet po perpiqen t'i heqin barren e pergjegjesise edhe miqve te Crown Agents.

Crown Agents vetem ne nivele

Crown Agents vetem ne nivele drejtuese te larta ka eksperte te huaj. Ne terren jane te punesuar shqiptare, te cilet tashme te pakontrolluar nga askush, as nga shteti shqiptar, po bejne namin. Ne pak muaj u ben miliardere.

Do me mungoje Spiropali. Ajo

Do me mungoje Spiropali. Ajo vajze me nxirte mallin e raportimeve me realizime ze per ze e tejkalime te kryetareve te kooperativave bujqesore socialiste. Interesante eshte se ajo nuk e ka jetuar ate kohe, ndersa une e plot te tjere po.Ndersa kjo kompania Crown Agents, i bie te jete kontrolli punetor -fshatar i asaj kohe. Rezultatet jane te njejta,fjale shume e pune pak. Sa shekuj do te vazhdojme keshtu ?

Add new comment