Çështja “Doshi”, arrest me burg për Durim Bamin. I pandehuri qëndron në heshtje gjatë seancës gjyqësore

Postuar në 06 Mars, 2015 11:01

Nën masa të rrepta sigure, Durim Bami është sjellë paraditen e së premtes në ambientet e Gjykatës së Krimeve të Renda, ku i është caktuar masa e sigurisë “arrest me burg”. Seanca e drejtuar nga gjyqtari Sandër Simoni është zhvilluar me dyer të mbyllura, por mësohet se Bami, mbi të cilin tashmë është ngritur akuza e “vrasjes në rrethana cilësuese e mbetur në tentativë”, ka qëndruar në heshtje gjatë gjithë seancës gjyqësore.  Nga ana e tij, avokati mbrojtës, Ilir Murati e ka cilësuar të paligjshëm arrestimin e tij dhe ka kërkuar lirimin e klientit, por Gjykata e Krimeve të Rënda ka pranuar kërkesën e prokurorisë duke caktuar “arrest me burg” ndaj personit të dyshuar se do të ekzekutonte deputetin Tom Doshi.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.