Banesat sociale, Këshilli Bashkiak shtyn vendimin. Nënkryetari i Bashkisë Eno Bozdo akuzon PS dhe LSI se bllokuan shpërndarjen e banesave për 177 familje

Postuar në 06 Mars, 2015 14:56

Këshilli Bashkiak i Tiranës nuk ka vendosur as sot caktimin e banesave sociale për 177 familje. Këshilltarët socialistë dhe ata të LSI kanë kërkuar që të shtyhet me 10-15 ditë. Ndërkohë nënkryetari i Bashkisë Eno Bozdo akuzon PS dhe LSI se bllokuan shpërndarjen e banesave sociale për këto familje. Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Eno Bozdo, akuzoi mazhorancën për bllokimin e banesave sociale, duke mos dhënë shtëpi për 177 përfituesit e parë të listës. “Nëse ka raste për të cilat ju jeni të shqetësuar, mund të ulemi që nesër me stafin juridik të baskisë, dhe t’i marrim një për një emrat që duan të përfitojnë, duke respektuar ligjin. Por kjo nuk do të thotë që ne të penalizojmë 177 familje këtu. Nëse doni ta bllokoni, thoni, dhe të mbyllet historia këtu”. Endrit Brahimllari deklaroi se mazhoranca nuk është kundër 177 emrave në listë, por ende nuk dihet se çfarë do të ndodhë me pjesën tjetër që nuk janë përfshirë në listë. “Ndaj ne kërkojmë të verifikohen të gjithë që i plotësojnë kushtet dhe stafi juaj të na informojë për mangësi në dokumentacion, sepse ka afate”, tha ai. Gent Gazheli propozoi të shtyhet me  10 ditë votimi: “Brenda kësaj kohe, Bashkia të sensibilizojë të gjithë ata që nuk kanë informacion dhe të na vijë e plotë dosja për 385 banesat. Nuk ka kuptim ta votojmë pjesë-pjesë”.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.