PD bllokon punimet në Kuvend, Paloka: Meta jep dorëheqjen! Kryeparlamentari ndërpret seancën pasi këshillon deputetët e opozitës të marin ilaçe për qetësim

Me 40 minuta me vonesë deputetët e PDsë kanë mbërritur në seancën parlamentare të nisur në orën 10:00. Kuvendi i Shqipërisë duhet të fillonte sot punimet me interpelancën e Kryeministrit Edi Rama të kërkuar nga opozita për “dhunën” e Policisë ushtruar mbi disa studentë protestues, por ajo u shty për shkak të mungesës në seancë të 7 deputetëve të opozitës që e kishin kërkuar atë. Kryeministri Rama ishte i pranishëm në seancë, i gatshëm për t’u përgjigjur. Sapo kanë hyrë në sallë,kreu i grupit parlamentar të PDsë, Edi Paloka ka marrë fjalën dhe nga foltorja ka kërkuar dorëheqjen e kreut të Kuvendit Ilir Meta. Paloka i është drejtuar me tone të ashpra Metës, ndërsa ai ka reaguar qetësisht duke u shprehur se “çfarë kërkese ka PDja”. Por çështjet e nxehta të ditëve të fundit, kanë “nxehur” situatën në sallën e parlamentit dhe deputetët janë ngritur më këmbë duke kundërshtuar kreun e Kuvendit, i cili tha e seanca do të vijojë sipas rendit të ditës. Pas kësaj kreu i Kuvendit ka kërkuar 5 minuta pushim pasi këshillon deputetët e opozitës të marin ilaçe për qetësim.
l.v
Add new comment