Deputeti T. Doshi publikon videon e plotë, 36: 29 minuta. Përmenden të gjithë emrat që lexoi m. i Brendshëm në deklaratën e tij

Deputeti Tom Doshi ka postuar materialin e plotë video, 36: 29 minuta në të cilën prej të dyshuarit Durim Bami lakohen të gjithë emrat që ka përmendur dje në deklaratën e tij, ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri. Bami përmend Ilir Metën, Agron Kuliçin, Agim Ramën, (që e cilëson si kunat të Sali Berishës), Eugen Becin. Vetë Doshi në bisedë implikon Adriatik Llallën, për një hollësi që sipas tij e kishte ndarë vetëm me të dhe ajo kishte rrjedhur. Postimi i videos duket se i akuzon të gjithë, meqenëse z. Doshi e ka shoqëruar atë me shënimin: “Pershendetje te dashur miq, Po ju paraqes nje video me te verteta te frikshme per realitetin shqiptar.
Nje video qe do tregoj kush na udheheq dhe sa te sigurte e kemi jeten.
Nje video qe do nxjerr lakuriq deklaratat e deritanishme te shtetit.
Prita deri sot reagimin e te gjithe institucioneve.
I lejuam porositesit te vrasjes te tregonin edhe njehere sa frike kane nga e verteta. Manipuluan deshmitarin, fshehen te verteten, akuzuan njerez pa asnje lidhje me vrasjen. Nxirreni vete perfundimin se kush thote te verteten.
TOM DOSHI”( https://www.facebook.com/video.php?v=804588089633976). Videoja e parë prej 8: 31 minuta ishte një material sintetik që akuzonte Ilir Metën, pasi Bami flet për deputetin Fufi, në minutën 11: 45. Videoja e plotë konfirmon në themel atë version që lexoi ministri i Brendshëm, pra që pretendimet e Doshit janë bërë prezente që herët. Në këto kushte nuk është e qartë se për çfarë palët mund ta akuzojnë më njëra-tjetrën për këtë çështje, ndërkohë që reagimimi i Prokurorisë është padyshim i domosdoshëm. Doshi ka publikuar edhe një video me pamje nga lokali “Viva” në Bllok.
s.z
Add new comment