Rasti “Kleçka”, PDK-ja, shefi i EULEX-it dhe zyrtarë të BE-së donin dënimin e Fatmir Limajt për krime lufte

“Koha Ditore” shkruan sot se Partia Demokratike e Hashim Thaçit në bashkëpunim me ish-shefin e EULEX-it, Bernd Borchardt, dhe disa zyrtarë të Brukselit, besohet se kanë ndërhyrë në Gjykatën e Apelit në shtator të vitit të kaluar që Fatmir Limaj dhe nëntë të tjerët të akuzuar të rastit “Kleçka” të dënoheshin për krime lufte. Dëshmitë që i ka siguruar “Koha Ditore” flasin se dënimin e kryetarit të Nismës e kishte garantuar gjyqtari portugez i EULEX-it, Manuel Soares. Ai ishte kryetar i trupit gjykues. Soares, madje, u kishte thënë kolegëve të tij të EULEX-it se do ta dënonte Limajn ende pa e marrë lëndën në shqyrtim. Dënimi i Fatmir Limajt ishte parë si mundësi ideale për prishjen e koalicionit LDK, AAK dhe Nisma, shkruan “Koha Ditore”.
l.v
Add new comment