Video-Matrioshka/Një pasazh nga transkripti i "bisedës" “Doshi-Bami”, ku flitet për një video tjetër...

Gazeta “Dita” ka zbardhur tekstin e atyre që Durim Bami rrëfen në videon prej 8: 30 minutash të cilën deputeti Tom Doshi e ka postuar në mbrëmjen e djeshme në profilin e tij në Facebook. Po evidentojmë këtu një pasazh, që mendojmë se paraqet një arsye formale se përse, sipas këtij versioni, pra sipas rrëfimit të parë të Durim Bamit, shënjestër e supozuar për t’u eliminuar ishte edhe deputeti i PD-së, Mhill Fufi. Bami flet për një tjetër video, për të cilën ai ka dëgjuar se ekziston dhe që implikon Ilir Metën. Këto janë hollësi për të cilat vulën e jep organi i akuzës dhe gjykata, por lind natyrshëm dyshimi se përse një vrasës me pagesë, siç supozohet të jetë Bami, duhet të dijë arsyet dhe t’i thuhet nga porositësi motivi i vrasjes së kërkuar. Pyetje që mund të marrin përgjigje që në seancën e sotme parlamentare, të paralajmëruar se do të ketë surpriza. Më poshtë pasazhi:
Doshi: Po mbrapa, çfarë të thanë tjetër, kush porosit, ça më the ti mua për një deputet tjetër, Fufin?
Bami: Po, për Fufin, është porosi e Ilirit.
Doshi: Po përse, pse do e bënin?
Bami: Po se di, për një video. Është bërë me Ilirin, nuk e di se se kam idenë fiks, po për një video. Por fiks nuk e kam, nuk e di, se s’më interesonte kjo pjesa.
Doshi:Po ti i more ndonjë lekë atij?
Bami:I mora nja 20 mijë euro.
Doshi:Po për çfarë i more?
Bami: Po për me heq… (ndërpritet filmimi prej 8 minutash e 30 sekondash)(http://www.gazetadita.al/tom-doshi-nxjerr-videon-ne-facebook/)
s.z
Add new comment