Edhe Llalla zyrtarisht i përfshirë në hetimet për "vrasjen" e Doshit. Eugent Beci u komandua në Elbasan për arsye riorganizimi

Postuar në 04 Mars, 2015 10:55

Hetimet për akuzat e ngritura nga Tom Doshi do të vijojnë edhe pse ministri i Brendshëm i quajti pretendimet e ish-deputeit socialist si një sajesë në daljen e posaçme për mediat. I kontaktuar nga ResPublica, zëdhënësi i Prokurorisë së Përgjithshme, Albi Serjani tha se pjesë e hetimeve është edhe kryeprokurori Adriatik Llalla, emri i të cilit është përmendur si pjesë e grupit që kishte inskenuar vrasjen e Tom Doshit. Serjani u shpreh se nuk do të ketë asnjë reagim nga kreu i organit të akuzës  lidhur me përfshirjen e emrit të tij në dëshminë e Durim Bamit dhe përmendjen nga ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri. Po ashtu zëdhënësi i Prokurorisë tha se nuk kishte dijeni nëse gazetari Artan Hoxha do të thirret në Prokurori për të dëshmuar pas deklaratave të bëra se ka qenë ai personi i parë që ka vënë në dijeni Tom Doshin për atentatin që po i parapërgatitej. Ndërsa lidhur me lëvizjen e Eugent Becit nga posti i Prokurorit të Krimeve të Rënda, Serjani sqaroi se Beci është komanduar si drejtues në Prokurorinë e Elbasanit me motivacionin për nevoja të riorganizimit të Brendshëm të Prokurorisë së Përgjithshme. Komandimi i Becit u bë me një urdhër të firmosur këtë të mërkurë, vetëm një ditë pasi Prokuroria e Krimeve të Rënda nisi hetimet kryesisht për akuzat e  bëra nga deputeti Tom Doshi.

l.m

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.