Didi i mbetet versionit se nuk është takuar në zyrën e tij me Tom Doshin dhe Durim Bamin: Është keqkuptim i krijuar nga përfaqësues të medias

Postuar në 04 Mars, 2015 18:07

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Artan Didi i qëndron versionit se ai nuk është takuar në zyrën e tij me deputetin Tom Doshi dhe “dëshmitarin” Durim Bami, duke folur për një keqkuptim që është krijuar nga disa përfaqësues të medias.
Sipas tij, të dhënat rreth kësaj ngjarjeje, janë sqaruar nga deklarata e bërë nga Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ndaj çdo aludim për kontradikta e kundërthënie, është i tepërt dhe i pavend.
Në njoftimin zyrtar të Policisë, sqarohet se i pyetur nëpërmjet telefonit nga një gazetare nëse ka takuar në zyrën e tij zotin Doshi, ose ndonjë vrasës, z. Didi është përgjigjur shkurt se në zyrën e tij as ka takuar z. Doshi e as ndonjë vrasës.
l.m

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.