PD braktis komisionet, Ristani: Kemi frikë të punojmë. Braho: Memeci foli...Kush iu ka thënë që Meta do vriste dy deputetë?

PD ka kërkuar ndërprerjen e shqyrtimit te ligjeve deri ne shkarkimin e kreut te Kuvendit Ilir Meta. Deputetet e djathte kanë braktisur sot punimet e Komisionit të Ligjeve, pas debateve të ashpra që shoqëruan nisjen e mbledhjes, për akuzat e Tom Doshit ndaj Metës, si porositës të ekzekutimit të tij dhe deputetit demokrat Mëhill Fufi. Deputetet Doshi e Fufi nuk kanë qenë të pranishem në mbledhjen e sotme te komisionit qe ne rend dite kishte shqyrtimin e çështjes se dosjeve, ndërkohë qe debati eshte perqendruar ne temen e dites, akuzat e Doshit. Pas refuzimit të kërkeses se tyre nga komisioni ata kane lënë sallen e mbledhjes dhe kane braktisur punën e komisionit. “Ju bej thirrje ta marrim seriozisht këtë problematikë. Jemi me frikë të vijmë në këtë godinë. Dy kolegë të ketij komisioni tentuan të vriten nga kryetari i Kuvendit. Ai po lëviz i lire në këto korridore”, tha Ristani. Por pas tij Braho e ka pyetur: Kush iu ka thënë ju qe Meta do vriste dy deputetë?. Ka ndërhyrë dhe Xhafaj i cili iu tha deputeteve te opozites: Po flisni për nje gjë hipotetike, akuzën po shqyrton prokuroria. Në rastin më të keq iu po i ushtroni presion prokurorisë.
l.v
Add new comment