M. i Brendshëm: “Nuk ka skenar për vrasjen e Doshit. Personat e përfolur nga Doshi, që nga Rama, Meta, Kuliçi e Beci, asnjë implikim”

Postuar në 04 Mars, 2015 08:43

“Askush nga personazhet e përfshira prej Doshit në këtë ngjarje, nuk ka organizuar vrasjen e tij...” – kështu është shprehur sot ministri i Brendshëm Saimir Tahiri. Të implikuar në versionet e dhëna prej Doshit ndaj ministrit, janë kunati i Sali Berishës, Agim Rama, ish-zv.drejtori i Policisë, Agron Kuliçi, ish-kreu i Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Eugen Beci, kreu i kuvendit Ilir Meta, apo edhe ish-shoferi i Fatmir Mediut, Fatjon Skënderi. Tahiri tha se nga hetimet e zhvilluara, asnjë nga këta persona nuk rezulton se ka organizuar vrasjen e Doshit, duke shtuar se hetime të tjera vazhdojnë. Mbetet tanimë zbardhja e dëshmisë së Doshit dhe zbardhja e videos së shumëpërfolur. Po kështu mbetet të shihet edhe qëndrimi i PD-së.
s.z

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.