Doshi: “Kam kontaktuar me P. e Krimeve të Rënda për të dhënë dëshminë time. Sot do të flas në “Top-Story”

Në orën 15: 00, pak minuta para se ministri i Brendshëm të dilte në konferencë për shtyp, deputeti Tom Doshi ka bërë këtë njoftim në profilin e tij në “Facebook”: “Kam kontaktuar sot me Prokurorine e Krimeve te Renda per ti dhene deshmine time ne lidhje me hetimet e nisura per tentative vrasje ndaj meje dhe nje kolegu tjeter deputet. Me kane caktuar, pas kerkeses time, qe neser paradite te paraqitem per te dorezuar provat e mia.
Kurse sot ne mbremje ftoj te gjithe shqiptaret te me ndjekin ne Top Channel, ne emisionin e Sokol Balles. Para cdo gjeje per mua si person eshte e rendesishme transparenca me publikun dhe votuesin. Sot kam vendosur te komunikoj drejtperdrejte dhe hapur me te gjithe shqiptaret”.
s.z
Add new comment