M. i Brendshëm: Në 6 shtator Doshi më zbuloi versionin e tij: “Në komplot të përfshirë A. Rama, Kuliçi dhe Eugen Beci(i shkarkuar sot)”. Doshi akuzonte edhe Lallën(vijon)

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka deklaruar se versioni i Doshit, i rrëfyer prej tij në një takim me të në datën 6 shtator, në projekt-vrasjen e tij implikoheshin personat: Fatjon Skënderi, ish-shofer i Fatmir Mediut, Agron Kuliçi, Eugen Beci, kryeprokuror i Krimeve të Rënda, me mbështeje të Adriatik Llallës si dhe kunati i Sali Berishës, Agim Rama. Tahiri tha se kishte referuar te kryeministri se ky skenar ishte i pabesueshëm dhe se e vetmja mënyrë për ta ndjekur këtë çështje ishte rruga institucionale. Por Doshi ishte kundër, për shkak se sipas tij, Eugen Beci ishte pjesë e komplotit dhe kjo kërkonte rrëzimin e Adriatik Llallës. Tërheq vëmendjen fakti se sot, Adriatik Llalla ka shkarkuar Eugen Becin dhe e ka komanduar atë në Prokurorinë e Elbasanit. Tahiri tha se ishte takuar edhe me të ashtuquajturin vrasës, Duri nga Fushë-Kruja.
s.z
Add new comment