PS-ja përjashton Tom Doshin që akuzon: “Ilir Meta kontrollon Edi Ramën. Meta ka paguar për vrasjen time. Kam video...”

Grupi Parlamentar i PS-së ka vendosur të përjashtojë deputetin Tom Doshi. Ky i fundit, përpara se mbledhja të përfundonte ka bërë disa akuza të reja kundrejt PS-së dhe kreut të LSI-së, Ilir Meta, që sipas tij madje, ka vënë në veprim edhe një atentat të mundshëm ndaj Doshit. Më poshtë deklarata e Doshit:
Tom Doshi: “Kur vendos kryetari ato të tjerët nuk kanë faj. Ia bëra të qartë se kush është pas tij dhe për çfarë e bën ai këtë punë. Rama sot ka një tutor që quhet Ilir Meta i cili ka paguar lekë dhe ka urdhëruar të më vrasin mua dhe Mhill Fufin. Ka 5 muaj që ia kam bërë të qartë edhe vetë Ilirit, kryeprokurorit, Edi Ramës, kryeprokurorit të Krimeve të Rënda.
Kam informuar senatin amerikan për këtë punë. Ia bëra të qarta Edi Ramës edhe për 21 janarin dhe për të gjitha gjërat.
Gazetari: Cfarë provash keni?
Tom Doshi: Prova është, se personi që ka marrë përsipër të kryejë këtë akt është takuar edhe me ministrin Tahiri.
Gazetari: Dispononi ndonjë video?
Tom Doshi: Patjetër të gjitha i disponojmë
Gazetari: Cila do të jetë e ardhmja juaj
Tom Doshi: Nuk dal prej politikës. Ia bëra të qartë edhe Edi Ramës. Nuk shkoj tek asnjë parti tjetër. Po qe nevoja jam në gjëndje të krijoj një parti të re dhe do të dal me 60 kandidatë në të gjithë Shqipërinë.
s.z
Comments
Nqs jane te verteta, u tunden
<p>Nqs jane te verteta, u tunden themelet e mazhorances?</p>
Ka videon ku e kane vrare? Po
<p>Ka videon ku e kane vrare? Po paska prova te forta. Se Iliri, nuk pyeti per videon e Priftit po per kete te koo Doshit, ehe, e ka pisk.</p>
Add new comment