Visar Ymeri merr zyrtarisht detyrën e kryetarit të “Vetëvendosjes”. U mbështet nga 96.4 % e anëtarësisë

Postuar në 01 Mars, 2015 06:18

Visar Ymeri është zyrtarizuar sot si kryetar i Lëvizjes “Vetëvendosje”, me 96.42 për qind të votave. Komisioni zgjedhor i përgjithshëm i “Vetëvendosjes” publikoi rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të brendshme nga të cilat rezulton se 1.88 %  kanë votuar kundër zgjedhjes së Visar Ymerit për kryetar të Vetëvendosjes ndërsa 1.32 % kanë abstenuar. 0.37 % e fletëvotimeve kanë rezultuar të pavlefshme. Në fjalën e tij, kryetari i ri i “Vetëvendosjes” ka premtuar më shumë protesta e demonstrata për të zhvilluar Kosovën dhe zhdukur pabarazinë shoqërore.

"Besimin që ma dhanë është përgjegjësi për mua. Këtë përgjegjësi do ta shndërroj në angazhim të përbashkët me ta, për një VETËVENDOSJE! më të fuqishme, drejtë një Kosove që vendosë vetë, e cila vendosë të zhvillohet, vendosë të barazohet, vendosë të solidarizohet, sovranizohet, dhe e cila vendosë të bashkohet. Ashtu siç nuk u kursyet kurrë ju, ashtu nuk do të kursehem kurrë as unë - në punë, në terren, në demonstratë e protestë, në publik e media”, ka thënë Ymeri, raporton “Express”. Po ashtu, gjatë ditës së sotme nuk ka munguar as formaliteti i dorëzimit të detyrës nga Albin Kurti.

http://www.gazetaexpress.com/lajme/kryetari-i-ri-i-vetevendosjes-premton-me-shume-protesta-e-demonstrata-83914/

n.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.