FMN: Rritja ekonomike më e ulët se parashikimi 3%. Shefi i Fondit në Tiranë: “Kompensimi i pronave rrezikon perspektivën fiskale të Shqipërisë”

Postuar në 27 Shkurt, 2015 08:28

Fondi Monetar Ndërkombëtar, partneri dhe asistuesi kryesor i qeverisë shqiptare paralajmëron rishikimin e rritjes së parashikuar ekonomike. Në një intervistë për “Top-Channel”, shefi i Zyrës së Fondit në Tiranë, Jens Reinke tha se rritja ekonomike do të jetë më e ulët, kryesisht për shkaqe të jashtme. “Kryesisht janë faktorë të jashtëm, si ulja e çmimit të naftës që ka goditur këtë sektor në Shqipëri. Po kështu problemet në vendet e Eurozonës, veçanërisht Greqia por jo vetëm, të cilat mund të rrudhin më shumë dërgesat dhe ndoshta edhe eksportet. Deri tani ne kemi mbajtur vlerësimin 3 për qind, por së shpejti në Tiranë vjen misoni i radhës dhe unë pres që kjo të rishikohet lehtësisht në ulje. Megjithatë pa ndonjë ndryshim dramatik, që do të thotë se pavarësisht këtyre efekteve negative, ekonomia po vazhdon të rimëkëmbet”, tha Reinke. Ai ka cilësuar se një faktor balancues është adresimi nga qeveria i rreziqeve të brendshme, siç është çështja e pronave. “Ne s'kemi një formulë për këtë dhe s’është roli ynë. Këndvështrimi ynë është se kompensimi i pronave rrezikon perspektiven fiskale të vendit dhe ne duam që Qeveria ta zgjidhë këtë. Pra ta sjellë këtë rrezik dhe çdo kosto të faturës brenda librave, ashtu siç u bë me energjinë”, theksoi Rainke. Po kështu FMN duket se i ka kërkuar Bankës së Shqipërisë që të hetojë arsyet se përse shlyerja e borxhit që qeveria i kishte biznesit, nuk solli uljen e kredive të këqija.
s.z

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.