M. Baze shkruan se Kryeministri duhet të dëshmojë se është i pashantazhueshëm. “Ndryshe do të kthehet në një figurë zvarraniku për opinionin publik”

Mero Baze shkruan në opinionin e sotshëm mbi situatën e krijuar në PS, pas akuzave dhe deklaratave të deputetit Tom Doshi. Baze është i mendimit se pas kësaj ngjarjeje, kryeministri i Shqipërisë, duhet të dëshmojë që është i pashantazhueshëm, përndryshe sipas tij, ai që do të qeverisë do të jetë institucioni i shantazhit. “Kryeministri duhet të dëshmojë se është i pashantazhueshëm dhe duhet të tregojë vendosmëri të bëjë betejë kundër shantazhit politik. Ndryshe ai do të kthehet në një figurë zvarraniku për opinionin publik dhe Kryeministri real i vendit do të jetë institucioni i shantazhit. Së dyti, Kryeministri duhet të mbajë po ashtu një qëndrim të prerë dhe politik ndaj Koço Kokëdhimës. Nuk duam të ndërhyjmë në miqësinë e tyre personale, atë le ta ruajnë. Por publikisht Edi Rama duhet të sillet si njeri politik. Ky njeri ka nja dy javë që mbledh deputetë të margjinalizuar të shumicës dhe krijon lobing për liberalizim hashashi, një nismë sa qeshakrake për nga realizimi aq edhe e shpifur për nga morali politik. Ideja se Koço Kokëdhima e ka këtë ide personale nuk i hyn në punë askujt. E shtrydhur si ide politike dhe si vizion ekonomik, ajo në fund të fundit dëshmon se çfarë thatësie idesh vërtiten në kokën e njeriut, që ka tentuar të mësojë shqiptarët se “si të bëhen milionerë” disa vite më parë. Por, më keq se kaq, ajo bën qesharake gjithë betejën e kësaj qeverie kundër drogës dhe kriminalitetit”, shkruan Baze.
http://www.gazetatema.net/web/2015/02/26/socialistet-duhet-t...
s.z
Comments
Shkurt muhabeti ne PS e

Shkurt muhabeti ne PS e Qeveri ka filluar te mos e marri vesh i pari te dytin, ose qeni te zone, merre si ta marresh.

ohhhh po ai eshte kaq lehte i
ohhhh po ai eshte kaq lehte i shantazhueshem dhe frikacak. Nuk ka qene kurre politikan por "genjente " me fryme, karizme e parime. Tashme qe i jane rrezuar te gjitha nje nga nje - eshte bere qesharak dhe kam frike , me kohe do te behet edhe i rrezikshem.
Nuk ka asnje njeri ne

Nuk ka asnje njeri ne Shqiperi,

qe te besoj se Edi Rama eshte i pa-shantazhueshem.

Do te ishte shantazhi me i madh, me i padurueshem, t'i beje thirrje Edi Rames te mos jete i tille.

Dhe, nese Tom Doshi, e ben kete gjoja shantazh hapur, ne ekranet tv, problemi behet i rrezikshem tjeterkund:

Ilir Meta tallet kur thote se "ne nuk ndajme Shqiperine, as vendosim sa bashki do kete PS dhe sa LSI, por ne diskutojme

kandidaturat me te mira, pavarsisht siglave te Partive"! Qe tallet Meta, e dijne te gjithe. Natyrisht edhe Mero Baze.

A eshte shantazh kjo ndarje?

U akuzuan disa ministra per tendera.Edhe opozita heshti

U akuzuan disa ish-ministra. Tere Opozita, edhe Ushtria e Mimikes, heshten.

Kush e ushtron shantazhin?

Nuk eshte Tom Doshi autori i shantazhit. Toma eshte altoparlanti,

me te cilin PS degjon veten. Kaq. Rama duhet ta falenderoj Doshin.

Add new comment