Cilësia e miellit, Buzhala: “Të gjitha vlerat janë nën minimum. Mbaj përgjegjësi penale për këto që po them”

Cilësia e miellit që përdoret për prodhimin e bukës është diskutuar sërish në Kosovë në emisionin “Rubikon”. Gazeta “Express” njofton se një nga drejtuesit e saj, z. Buzhala, ka paraqitur disa të dhënaër cilësinë e miellit, që po kthehet në çështje që prek edhe Shqipërinë. “Sipas analizave rezulton se mostrat e sasisë së miellit kanë karakteristika që hektolitri është shumë i ultë 73.5, gluten vetëm 20 për qind, papastërtia jashtë standardeve të lejuara, në përgjithësi vlerat tjera janë shumë të ulëta gjë që laboratori konstaton që ky lloj gruri nuk mund të përdoret për prodhim të miellit, por për ushqim të kafshëve. Si pikë e parë, tana vlerat e kësaj, po them, mbaj përgjegjësi penale për vërtetësinë e tyre. Tana vlerat e këtyre gluteni është minimumi 24, është 20 përmbajtja e lagështisë minimumi 14, është 13, pesha e hektolitrit është 74, 73.5, të gjitha vlerat janë nën minimum”, tha Buzhala. Nga ana e vet, Sead Shehu, drejtor i"M Sillosi" ka mohuar faktet e paraqitura. Sipas tij mielli që konsumojnë qytetarët është i cilësisë së mirë.
s.z
Add new comment