Bundestagu gjerman miraton zgjatjen e ndihmës financiare për Greqinë

Agjensia e lajmeve AFP njofton se deputetët gjermanë të Bundestagut miratuan me një maxhorancë të dukshme zgjatjen e ndihmës financare për Greqinë. Nga 587 deputetë të pranishëm në votim, 542 prej tyre votuan pro zgjatjes së ndihmës financiare për Greqinë me katër muaj, deri në 30 qershor 2015. Në ndërkohë, 32 deputetë votuan kundër dhe 13 abstenuan. Para votimit, ministri gjerman i Financave, Wolfgang Schauble u kërkoi deputetëve të Bundestagut të miratonin zgjatjen e ndihmës financiare Greqisë edhe pse e konsideroi jo të lehtë, por të domosdoshëm një veprim të tillë.
l.v
Add new comment