“Të Paekspozuarit”, ekspertët: “Ministria e bujqësisë institucion i korruptuar dhe pa strategji”

“Shqipëria, vendi bujqësor pa bujqësi” ishte tema e emisionit investigativ “Të Paekzpozuarit”, në OraNews mbrëmjen e së enjtes. Gjatë këtij emisioni u denoncuar shqetësimi i ekspertëve të bujqësisë lidhur me gjendjen e bujqësisë shqiptare në 25 vjet. Të ftuarit pohuan se Ministria e Bujqësisë është një institucion pa strategji dhe pa prioritete. Ata akuzuan Agjencinë e Zhvillimit Bujqësor dhe Rural, duke e cilësuar një institucion të korruptuar. Nën drejtimin e Ylli Rakipit, ekspertët e bujqësisë në pjesën e parë të emisionit paraqitën një material filmik, ku pasqyruan gjendjen e tri fermave bujqësore, sfidat dhe vështirësitë e këtij biznesi në Kashar, Thumanë të Fushë Krujës dhe në Gërdec. Pronarët e tyre treguan sfidat e biznesit dhe vështirësitë që ata hasin, qe nga sigurimi i ushqimit të bagëtive që e importojnë nga Serbia, me plehrat kimike, kultivimin e tokës apo me elementë të tjerë. Më pas debati u zhvillua në studio për rolin e shtetit në bujqësi, ndarjen e fondeve nga Agjencia e Zhvillimit Bujqësor dhe Rural, ndikimin e ligjit 7501 mbi bujqësinë dhe mungesën e kreditimit nga bankat.
l.v
Add new comment