Ngrihet akuza edhe për kryetarin e Bashkisë së Peshkopisë, Ilir Krosi. Nuk ka vepruar për të penguar ndërtimet e paligjshme

Postuar në 25 Shkurt, 2015 06:27

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka kërkuar pezullimin nga detyra të kryetarit të Bashkise së Peshkopisë, Ilir Krosi dhe të kryenspektorit të kësaj bashkie. Krosi akuzohet se nuk ka vepruar sipas ligjit për të ndaluar punimet e kundraligjshme që janë kryer në territorin e bashkisë së Peshkopisë. Bashke me të, për të njëjtën akuzë, janë kallëzuar edhe kryeinspektori aktual i Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit të bashkisë në Peshkopi,  Gafur Gazidede si dhe ish –kryeinspektorët, Halil Zhuka e Dilaver Drizi. IMTK thotë se janë konstatuar se paku 7 raste kur ata nuk kanë vepruar. Ilir Krosi ushtron mandatin e tretë në krye të bashkisë së Peshkopisë, i zgjedhur nën siglën e Partisë Demokratike. Krosi është bashkiaku i dytë i së djathtës pas Xhelal Mziut në Kamëz mbi të cilët rëndojnë çështje penale.

 

l.m

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.