"Unë nuk besoj...”, replika e deputetit Blushi ndaj shifrave dhe arritjeve të pretenduara të qeverisë. “Shqiptarët po dyshojnë në vlerën e zgjedhjeve...”

Shtypi shkruajti para disa ditësh për darkën mes kryeministrit dhe deputetit Ben Blushi. U ngritën hipoteza për një kandidim të Blushit për bashkinë e Tiranës, omfol për pajtim mes të dyve, meqë Blushi ende shikohet si një variant opozitarizmi në radhët e PS-së, por mesa duket këto nuk kanë qenë të vërteta. Një opinion i fundit i deputetit socialist hedh dritë mbi qëndrimin publik të tij për qeverisjen e deritanishme. Dhe ky qëndrim konvertohet me një kuptim cilësues: Dështim. “Unë nuk besoj se e kemi ulur papunësinë. Siç nuk besoj atë që thotë qeveria se në 18 muaj kemi punësuar 92 mijë shqiptarë sepse nëse do e besoja këtë shifër duhet të besoja se çdo muaj kemi hapur punë për 5 mijë veta dhe çdo ditë kemi shtuar 170 vende pune dhe afërsisht çdo orë në 24, të paktën 7 shqiptarë gjejnë një vend pune. Unë nuk besoj se të varfërit paguajnë më pak taksa…Unë nuk besoj se të pasurit po mbajnë peshën më të madhe në buxhetin e shtetit...Unë nuk besoj se kemi marrë borxh aq sa ç'duhej, por mendoj se kemi marrë më shumë për shkak të panikut, amatorizmit dhe mungesës së parashikimit…Unë nuk besoj se ekonomia është rritur në masën që pritej…”, shkruan Blushi. I përfshirë nga një mosbesim radikal ndaj atyre që qeveria i përshkruan si arritje dhe ndryshim, deputeti socialist, që ka vendosur të vijojë opozitarizmin vetëm me publicistikë, sjell në vëmendje atë që mund të përkufizojë fillesat e dyshimit mbi vetë vlerën dhe forcën e sistemit: “Shqiptarët kanë filluar të kenë edhe një dyshim të ri që ua bën ditën më të gjatë dhe jetën edhe më të vështirë. Çfarë vlere ka të zgjedhësh?”
http://www.lapsi.al/ide/2015/02/22/qeveria-që-u-bë-burokraci#.VOscZYakqrU
s.z
Comments
Nuk ka thene njeri per 92

Nuk ka thene njeri per 92 mije njerez te punesuar,por per njerez qe paguajne sigurimet shoqerore.

Njeriu mund te besoje cfare

Njeriu mund te besoje cfare te doje, edhe une nuk besoj se cfare thote Blushi...

Nese Blushi ka nje shqetesim dhe do qe ta besojme duhet te sjelle prova, argumente, ndryshe keshtu 'besoj, s'besoj' eshte me keq se thashethem.

Ja nje prove, rritja

Ja nje prove, rritja ekonomike e Shqiperi per 2014 eshte me uleta ne rajon. Do me shume se kaq?

Po mire mo Blush, po ne qe

Po mire mo Blush, po ne qe nuk besonim fare -po fare ama- ne gjepurat e Rames, Blushit & Co si t'ja bejme tani? Te te rehabilitojme ty se po na shkruan ca letra? Ty! qe ishe me vetedije pjese e mashtrimit kolosal e te papare politik e mediatik ? Me fal po jo dhe JO! Je nje bashkefajtor qe nje Zot e di se kur do ta merrni denimin e merituar per kete katastrofe te paralajmeruar!

Ju zagaret e Sales keni te

Ju zagaret e Sales keni te drejte qe e shifni me xhelozi Blushin. Kur ka ndodh ndonjehere qe ndonje i djathte te guxoje te shprehe nje vizion te ndryshem nga ai i kryetarit sic po ben Blushi. E beri Ngjela dhe e hoqet brenda muajit nga partia.

Add new comment