Një dorëheqje nga selia e PS-së e kryetarit të Bashkisë së Pogradecit. Fton edhe të zgjedhurit e tjerë: “Nuk kemi lindur për t’u plakur në karrige”

Postuar në 23 Shkurt, 2015 09:02

Kryetari i Bashksë së Pogradecit, Artan Shkëmbi, ka njoftuar sot dorëheqjen e tij nga detyra. Ai ka bërë një deklaratë për shtyp nga selia e PS-së, përmes së cilës ka thënë edhe se gjesti i tij, mund t’u shërbejë si shembull edhe qindra të zgjedhurve të tjerë të PS-së. “Sigurisht që pa PS dhe Edi Ramën unë nuk do të isha dot kryebashkiaku i qytetit tim, por pa qytetarët e Pogradecit dhe mbështetjen e tyre të pakursyer për më shumë së një dekadë, unë nuk do të isha ky që jam sot. Dhashë gjithë çfarë munda e dija për të bërë më të mirën për qytetin tonë. Jam krenar për gjithçka kemi arritur të ndryshojmë. Jam zemërthyer për disa gjëra që nuk arritëm të bëjmë dot, sepse mundësitë tona financiare nuk na e lejuan dhe Sali Berisha u soll me Pogradecin si armiku më i betuar i historisë së qytetit tonë, duke mos firmosur asnjë qindarkë për projektet e panumërta që i çuam. Dua pse jo të jap edhe një mesazh modest mirënjohjeje dhe përgjegjshmërie ndaj forcës sime politike, i cili mbase mund t’iu vlejë qindra të zgjedhurve që janë votuar falë mbështetjes së PS por që nuk do të jenë dot më kandidatë. Jo vetëm s’kemi lindur për t’u plakur në karriget ku na kanë ulur të tjerët, por kemi detyrimin t’ia kthejmë familjes sonë politike investimin e bërë për ne, me gatishmërinë për të vazhduar t’i shërbejmë qoftë edhe si komisionerë të thjeshtë në zgjedhje”, tha ai. Dy mesazhe vijnë nga kjo deklaratë: së pari që të zgjedhurit e PS-së që kanë disa mandate duhet të ikin. Dhe këta janë disa si Vangjush Dako, Shpëtim Gjika, apo edhe Qazim Sejdini me Baftjar Zeqon dhe Flamur Bimen. Dhe së dyti, se në një qëndrim krejtësisht të pakuptueshëm, dorëheqjen, Shkëmbi e ka lexuar nga selia e partisë së vet. E pakuptueshme pasi ne jemi mësuar të lumturojmë veten kur dëgjojmë pafundësisht të zgjedhurit, që nga kryeministri, kryetari i opozitës e deri te të zgjedhurit vendorë, të thonë se “unë kontratën e kam me zgjedhësit dhe qytetarët”.
s.z

Comments

Submitted by ILIRET (not verified) on

<p>Z. Shkembi me kete veprim tregoi injorancen e tij. &nbsp;Sipas ligjit doreheqja nuk i paraqitet kryeministrit, pasi nuk e ka emeruar ai. I paraqitet Keshillit Bashkiak. Ky i fundit njofton Prefektin, kryeministrin dhe KQZ. Ne kushtet kur ndodhemi vetem kater muaj para zgjedhjeve, Keshilli Bashkiak emeron nje kryetar te perkohshem, deri ne ardhjen e fituesit te zgjedhjeve.</p>

Submitted by Albi_I (not verified) on

<p>Artan Shkembi pasi eshte kryetar bashkie qe nga 2003 dorezon ne 2015 mandatin. Edi Rama qe eshte kryetar partie nga 2005 dorezon manditin ne ..... ?</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.