Arkiv-Lajme

Në televizionin italian “La7”, Rama: Duhet një Europë më e organizuar në përballjen me ISIS

Postuar në 19 Shkurt, 2015 02:33

I prezantuar si një Kryeministër ndryshe, me një të shkuar si basketbollist, piktor, por edhe këngëtar, Daria Bignardi drejtuesja e emisionit “Le invasioni barbariche” në televizion italian “La7”, në bisedë me Ramën u ndal tek e shkuara e Shqipërisë, por dhe tek e ardhmja. Edhe njëherë Kryeministri Rama nuk kurseu thirrjen e tij ndaj bizneseve italiane për të investuar në Shqipëri, "në këtë vend do të gjeni një klimë shumë të mirë biznesi", u shpreh ai.

“Kosova Sot”: Mbyllen 238 biznese, rënia ekonomike detyron qytetarët të marrin rrugët e emigracionit

Postuar në 19 Shkurt, 2015 02:21

Vetëm për një vit në Kosovë janë mbyllën 238 biznese. “Kosova Sot” shkruan se rënia ekonomike, papunësia e madhe, varfëria e thellë dhe mungesa e një vizioni qeveritar për të dalë nga kjo gjendje, po i detyrojnë dhjetëra- mijëra qytetarë t’ia mësyjnë emigracionit, në përpjekje për të gjetur një perspektive më të mirë. Ekspertët e ekonomisë dhe përfaqësuesit e biznesit janë të pakënaqura me politikat e Qeverisë dhe bërjes së biznesit, si dhe mungesën e planit qeveritar për të dalë nga kriza dhe për të zhvilluar vendin.

Admir Tafili flet për “Panoramën” nga burgu: S‘kam asnjë lidhje me vrasësit me pagesë. Nëse do jepja urdhra do vrisja hasmit e mi

Postuar në 19 Shkurt, 2015 02:05

Admir Tafili ka folur për gazetën “Panorama” nga burgu ku po vuan dënimin. “Nëse do jepja urdhra për vrasje, do i jepja për hasmit e mi”, është shprehur ai. Admir Tafili, i përfolur së fundmi si personi që jepte urdhra nga burgu për të dyshuarit si vrasës me pagesë Kristi Pine dhe Alfred Qefalia, mohoi dje katërçipërisht këto dyshime. Në një komunikim të “Panorama” –s përmes telefonit të burgut të Peqinit, ku po vuan dënimin me burgim të përjetshëm, Tafili tha për gazetën se nuk ka asnjë lidhje me ngjarjet për të cilat dyshohen Pine dhe Qefalia. “Nuk kam asnjë lidhje.

Greqia ruan traditën, ish-ministri i qeverisë Karamanlis zgjidhet president. Megjithëse i djathtë, u propozua nga Syriza

Postuar në 18 Shkurt, 2015 14:51

Parlamenti grek ka zgjedhur presidentin e ri të vendit. Ai eshte 65-vjeçari  Prokopis Pavllopulos, një nga figurat kryesore të Demokracisë së Re. Megjithëse i përket së djathtës, Pavllopulos u propozua si kandidaturë nga Radikalët e Majtë të Syriza-s me qëllimin për t’i shërbyer unitetit politik të vendit. Në këtë mënyrë Greqia ka ruajtur traditën e zgjedhjes së presidentëve nga krahu politik që është në opozitë. Pavllopulos mori mbështetjen e me shume 233 deputetëve te parlamentit grek.

Reagon gazetari Çim Peka: “Fletërrufe dhe racizëm i "Unionit të Gazetarëve të Drejtorisë së Policisë..." Kryetari i Unionit? Njeri i ngushtë dhe i vogël”

Postuar në 18 Shkurt, 2015 14:31

Gazetari Çim Peka ka reaguar përmes një postimi në “Facebook” ndaj deklaratës zyrtare të Unionit të Gazetarëve. Ndërkohë që i qëndron konsideratave për Andrea Stefanin, që sipas tij te çdo njeri që mendon ndryshe shikon hijen e Sali Berishës, Peka ndalet edhe te disa mendime të shprehura troç për kryetarin e Unionit, Aleksandër Çipa. “...Nje gazetar qe pretendon se te gjithe ata qe mendojne ndryshe nga ai, jane Berisha, ka seriozisht probleme mendore. Dhe kjo nuk eshte fyerje por konstatim.

Prapë bashkë në zgjedhje. Meta: Nuk do shohim orekset e partive, por cilësinë e kandidatëve

Postuar në 18 Shkurt, 2015 14:22

Partia Socialiste dhe Lëvizja Socialiste për Integrim do të shkojnë me kandidat të përbashkët në zgjedhjet lokale të 21 Qershorit. Kryetari i kuvendit Ilir Meta tha gjatë një prononcimi për mediat se nuk do të ketë zona të ndara midis PS-së, LSI-së dhe aleatëve të tjerë, por do të ketë një marrëveshje për të bashkuar përgjegjësitë, me qëllim përzgjedhjen e kandidatëve më të mirë pavarësisht siglave, që ata mund të përfaqësojnë.

“Ka shumë lojtarë me ngjyrë”. Një deklaratë që ka sjellë “kryqëzimin” e Arrigo Sacchit si racist. Reagimi: “Kur ka injorancë dhe keqbesim, nuk ka se çfarë të sqarosh”

Postuar në 18 Shkurt, 2015 14:09

Ish-trajneri i Milanit dhe kombëtares italiane të futbollit, Arrigo Sacchi është vënë në qendër të sulmeve dhe kritikave për shprehje racizmi. Gjithçka ka nisur pas një interviste dhënë për “Gazzetta dello Sport” gjatë turneut të të rinjve në Viareggio, ku Sacchi ka deklaruar se “interesat e biznesit sot janë në vend të parë. Italia nuk ka dinjitet, as krenari: nuk duhet ketë skuadra që kanë nga 15 lojtarë të huaj”.

Drejt botimit dorëshkrimet e patriotit Nuçi Naçi, një nga drejtorët e parë të Mësonjëtores Shqipe të Korçës

Postuar në 18 Shkurt, 2015 12:34

“Agjencia Telegrafike Shqiptare” njofton se së shejti so të shohin dritën e botimit krijimtaria e Nuçi Naçit. “Mësues i Popullit”, atdhetari i shquar i Rilindjes, ndër drejtorët e “Mësonjtores së Parë Shqipe”, pritet të vijë së shpejti me krijimtarinë e tij. Dorëshkrimet e panjohura të patriotit janë mbledhur në një periudhe disa mujore nga Muzeu Kombëtar i Arsimit “Mësonjëtorja e Parë Shqipe” në Korçë”, shkruan ATSH.

Një parakalim i frikshëm i militantëve të ISIS në rrugët e Bengazit. A i shërbeu këtij qëllimi vrasja e kolonel Gedafit (Video)

Postuar në 18 Shkurt, 2015 11:34

Tre vjet pas vrasjes së  Muamar Gedafit, Libia i është dorëzuar grupeve ekstremiste që kontrollojnë pjesën më të madhe të territorit. Demostrimin e prezencës në Bengazi e ka bërë së fundmi edhe Shteti Islamik përmes një parakalimit të forcave të saj. Bëhet fjalë për një kolonë automjetesh të tipit Toyota që përbën të ashtuquajturën polici të ISIS në kryeqytetin e Libisë.

"Shekulli”: “Ti Visar nuk ke këllqe për në Vatikan. Njësoj si B. Mustafaj dhe Y. Aliçka që s’prodhuan asgjë për Shqipërinë. Na duhesh këtu, për letrat...”

Postuar në 18 Shkurt, 2015 11:08

“Visar, edhe unë jam Bujar”. Ky është titulli që kryeredaktori i gazetës “Shekulli” i ka vënë opinionit të tij të sotëm, i cili trajton përballjen mes kandidatit për ambasador në Vatikan, Visar Zhiti dhe Presidentit të Republikës, Bujar Nishani. Përkatësisht Visar dhe Bujar, siç preferon t’i thërrasë në shkrim Arbeni(Rrozhani). Dhe ia thotë troç “mikut të vet” që nuk duhet të shkojë në Vatikan si ambasador, për arsyen e thjeshtë se nuk e bën dot këtë punë. Dhe për këtë Shqipëria, sipas tij ka shembuj që nuk duhen përsëritur. “E ke vendin këtu, për shumë motive.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme