Admir Tafili flet për “Panoramën” nga burgu: S‘kam asnjë lidhje me vrasësit me pagesë. Nëse do jepja urdhra do vrisja hasmit e mi

Postuar në 19 Shkurt, 2015 02:05

Admir Tafili ka folur për gazetën “Panorama” nga burgu ku po vuan dënimin. “Nëse do jepja urdhra për vrasje, do i jepja për hasmit e mi”, është shprehur ai. Admir Tafili, i përfolur së fundmi si personi që jepte urdhra nga burgu për të dyshuarit si vrasës me pagesë Kristi Pine dhe Alfred Qefalia, mohoi dje katërçipërisht këto dyshime. Në një komunikim të “Panorama” –s përmes telefonit të burgut të Peqinit, ku po vuan dënimin me burgim të përjetshëm, Tafili tha për gazetën se nuk ka asnjë lidhje me ngjarjet për të cilat dyshohen Pine dhe Qefalia. “Nuk kam asnjë lidhje. Nëse do të jepja urdhra për ato gjëra, do t’i jepja për hasmit e mi. I njoh. I kam pasur në burg, në të njëjtin sektor. Kaq. Nëse do të dëgjonte njeri urdhrat e mi, do të vrisja ata që më kanë plagosur nipin dhe më kanë vrarë babën, jo të tjerë që nuk i njoh”, tha Tafili. I dënuari me burgim të përjetshëm mohoi që Alfred Qefalia të ketë dhënë ndihmesë në arratisjen nga burgu i Drenovës më 23 nëntor 2013. “Alfred Qefalia nuk ka qenë as në arratisje. Disa shokë të tij i kanë marrë makinën atij, ia kanë kërkuar. Ai nuk ka dhënë asnjë ndihmë në arrati. Ndihmë kanë dhënë vetëm katër persona që janë në burg tashmë, që janë kapur. Alfredin e kanë nxjerrë vetëm ngaqë është makina në emër të tij. Njëra nga makinat e arratisjes është në emër të Fredit”, tha Tafili, për “Panorama”-n, në shkrim që është botuar sot në këtë të përditshme.

 

l.v

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.